E nxorri në pritë apo e eliminoi, detaje të reja nga elminimi i 28 vjeçarit në Astir

Të tjera detaje zbardhen nga atentati i dy netëve më parë, 28 vjeçari Vilson Tafçiu u ekzekutua në zonën e “Astirit” në kryeqytet.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet N.D., i cili ka njohje me viktimën. Identifikimi i tij si i dyshuar është bërë nga deklarimet e dëshmitarëve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas vrasjes.

Por ende nuk është vërtetuar nëse ky shtetas është personi që ka nxjerrë në pritë 28-vjeçarin Tafçiu apo ai që e ka qëlluar.

Grupi hetimor ka dyshime se vrasja e të riut nga Dibra mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.


Shtuar 22.01.2020 09:22