Plas në studio, Ngjela ofendon gazetaren: Klloune

Ishte gazetari Xhevair Zhabina, që tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”.

Kaq ka mjaftuar që të nisin debatet në studio, teksa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati, nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Por, në përgjigjen e tij, avokat Ngjela ja ktheu me pyetje Lalës.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …
Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.
Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lala: Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.


Shtuar 21.01.2020 22:31