Aksident i rëndë në Rrogozhinë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur në rrugën kryesore, ku ka ndërruar jetë një person.

Identiteti i tij ende nuk dihet. Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.


Shtuar 21.01.2020 16:14