21 Janari do të na sjellë gjithmonë në kujtesë proterstën e 21 Janarit të vitit 2011-të.
Ditën e sotme, gjatë homazheve të mbajtura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të viktimave të protestës, një qytetar është përplasur me policinë.
Ky person mësohet të ketë protestuar kundër kryeministrit Rama për mos arrestimin e vrasësve të 21 janarit.
“Pse je ka mprek ti ore? O vrasës. Drejtësi e korruptuar”, dëgjohet t’i drejtohet burri policisë.
Siç shihet edhe në pamje, qytetari ka bërë rezistenë teksa është shoqëruar nga efektivët për t’u futur në makinën e policisë.
Rreth tij shihen disa efektivë policie, por e kanë të vështirë pë ta futur në makinë. Nga ana tjetër e makinës shihet edhe një zyrtar i policisë, i cili kur qytetari futet në makinë ai i thotë se do ta fusë në burg.