Viktima e tretë u shënua sot në vend nga koronavirusi.
Ai ka qenë një 71 vjeçar nga Kuçova i cili ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në spitalin Infektiv.
Por i moshuari nuk vuante vetëm nga Covid-19 pasi kishte edhe kancer në mushkëri, në stad tejet të avancuar.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.