Është pranë zyrtarizimit te Barcelona, çfarë deklaronte për Messin në vitin 2019 trajneri spanjoll

Quique Setien pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Barcelonës.

Çështja e shkarkimit të Ernesto Valverde tashmë ka mbetur vetëm formalitet, i cili prite të kryhet në më pak se një orë.

Mediet spanjolle kanë bërë të ditur se zëvendësuesi i Valverde do të jetë Quique Setien.

Setien ka një simpati për stilin e lojës së Barcelonës, por edhe për Lionel Messi, për këtë të fundit që jepte edhe disa deklarata interesante në vitin 2019.

“Ditën kur Messi do të pensionohet, unë do të filloj të qajë për tërë jetën” ka thënë Setien në vitin 2019.


Shtuar 13.01.2020 19:44