Plot 6 gola dhe spektakël, PSG dhe Monaco ndajnë pikët (VIDEO)

Paris Saint-Germain dhe Monaco janë ndarë me një barazim spektakolar 3-3. Ishte një ndeshje me emocione dhe spektakël, në fund skuadrat kanë marrë nga një pikë të merituar.

Ishte Neymar ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’ të takimit dhe u duk sikur do të niste një tjetër goleadë e kampionëve në fuqi.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë Gelson Martins barazon rezultatin përpara se Ben Yedder të kalonte Monacon në avantazh.

Vendasit arritën të përmbysnin rezultatin përpara fundit të pjesës së parë me autogolin e Ballo Toure dhe penalltinë e Neymar.

Pas pushimit, sfida mbeti me ritëm të lartë dhe Slimani ka shënuar golin e barazimit në të 70’.


Shtuar 12.01.2020 22:14