Sot pritet një tjetër takim mes Kurtit dhe Mustafës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.

Kurti dhe Mustafa janë takuar edhe të enjten, për të tretën ditë radhazi por megjithatë pa marrëveshje për bashkëqeverisje.

Të lidhura

None found

Takimi i së enjtes ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet.

Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar takimi.

Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.


Shtuar 10.01.2020 09:20