Strakosha për 2020: E fillojmë vitin e ri më të uritur se kurrë

Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për Thomas Strakoshën dhe Lazion, por gardiani kuqezi kërkon të fitojë më tepër në 2020-ën.

24-vjeçari publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” me dixhiturën: “E fillojmë vitin e ri më të uritur se kurrë!”.

trakosha ndihmoi skuadrën bardhekaltër të fitonte Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Kryeqytetasit italianë realizuan një triumf epik ndaj Juventusit në finalen e 22 dhjetorit në Arabinë Saudite, duke i mposhtur kampionët e Italisë me rezultatin 3-1.

Edhe në kampionat punët po shkojnë mjaft mirë për ekipin e Simone Inzaghit, i cili e mbylli 2019-ën në vendin e tretë me 36 pikë dhe një ndeshje më pak se kryesuesit e Interit dhe Juventusit.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Lazio do të luftojë për titullin kampion në Itali, por drejtuesit kërkojnë që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.


Shtuar 2.01.2020 16:28