Sali Berisha: Një vajzë me koronavirus në QSUT, mbahet e fshehtë për Kongresin e PS

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në Shqipëri janë testuar më shumë se 20 persona për koronavirus por kanë dalë negativë.

Por pavarësisht deklaratave zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një denoncim të fortë nga një qytetar.

Sipas të cilit në Shqipëri ka raste me koronavirus por po mbahen të fshehtë nga qeveria për shkak të Kongresit të PS.

Qytetari e njofton Berishën se vajza në fjalë ka katër ditë e cila ka shfaqur shenjat e infektimit me koronavirus, ku dhe i janë marrë dy mostra.

Statusi:

Kongresi i Koronavirusit!

I familjes dhe Gjushit!

Kercenim per Shqiperine!

Miq, keshtu do regjistrohet ne analet e zeza te historise kongresi i partise se mafies shteterore te droges te kryekreut Edvin Kristaq Mafia

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Mirdita doktor Ne spitalin infektiv ne qsut Nje vajze e ardhur nga milano Ka dal me koronavirus Por e mbajne te fshehte.

Prej kongresit Ka 4 dite me pneumoni Edhe 4 dite temperature I jane marre dy mostra Por kan vec hallin e kongresit. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 17:15