Hakim Ziyech në fund të sezonit do të largohet nga Ajax për tiu bashkuar Chelsea më të cilin ka nënshkruar një kontratë 5 vjecare.
Chelsea kishte konkurrentë të mëdha në garë për nënshkrimin me marokenin, por ata lëvizën shpejtë dhe arritën që të firmosnin. I pyetur nga gazetarët se si ndikoi Lampard në arritjen e marrëveshjes, Ziyech u përgjigj: “Lampard kishte një rol të madh. Ne kemi pasur shumë kontakte gjatë dy javëve të fundit dhe ai më dha një ndjenjë të mirë dhe ky ishte çelësi i vendimit tim”.
26-vjeçari vuri në dukje edhe stilin e menaxherit anglez që e bindi të zgjidhte Londrën për të vazhduar karrierën.