Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, Greqi. Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo.
Mësohet se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas. Ai u qëllua nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë.
Nga të dhënat e para,besohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë vijojne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/