Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish për të disatën herë një thirrje për protestën më dy 2 mars.
Ai ka publikuar një foto me dorën mbi Kushtetutë, dhe ka shkruar se vendi ynë është kthyer 30 vite pas, ndaj dhe sipas tij, duhet ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave.
“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!
Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shkruan Meta. /albeu.com/