Presidenti Ilir Meta përveç thirrjes që tashmë e ka bërë për datën dy mars, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale.
Këtë ditë ai e ka nisur ditën me postimin e një dege mimoze në Facebook të shoqëruar edhe me fjalët: Pranvera po vjen!
Kjo do të dukej si një mesazh normal në kohë të tjera, por jo në kontekstin kur Presidenti dhe maxhoranca janë në një përplasje të fortë, ndërkohë që Meta ka thirrur një protestë të madhe në 2 mars kundër asaj që ai e quajti mafia ndërkombëtare dhe oligarkisë.