MILOT/ Ndaloi për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, përplaset nga një makinë

Pak orë më parë një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Automjeti ka përplasur motorçikleten dhe më pas është larguar, por një mjet i rastit që është ndalur për të parë të lënduarin është goditur nga një tjetër automjet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të fashtit Gramëz. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur.


Shtuar 20.02.2020 21:10