Leipzig luajti mbrëmë me fanella të ndryshme, zbulohet arsyeja

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsman shpjegoi arsyen pse skuadra e tij kishte vesur ato fenalla për herë të parë në ndeshjen ndaj Tottenham.

Penalltia e Timo Werner e konvertuar në gol i siguroi gjermanëve një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit.

Sidoqoftë, pati konfuzion pasi tifozët vunë re se sponsori i fanellës përpara ishte i ndryshëm nga një lojtar i Leipzig në tjetrin, me disa të bardhë dhe të tjerë të kuq dhe të verdhë.

“Gjatë rrugës nga hoteli, fanellat nuk ishin kompletuar në shumë pjesë”, tha Nagelsmann një konferencë për shtyp.

“Nuk ishte në autobus dhe kjo ishte arsyeja pse pati ndryshime. Padyshim që do të zgjidhet për ndeshjen e dytë. Ne do të kemi cilësinë e duhur”.


Shtuar 20.02.2020 07:25