I doli makinës para t’a ndalonte, makina merr zvarrë 30-vjeçaren në Gramsh

Një 30-vjeçare nga Gramshi është plagosur rëndë, teksa po përpiqej të ndalonte automjetin e saj që ishte në lëvizje.

Mesohet se Klara Hoxha parkoi automjetin tip ‘Golf’ dhe u fut në shtëpi. Por më pas ajo ka parë nga dritarja e shtëpisë se makina po lëvizte.

Ajo ka dalë jashtë për ta ndaluar por makina e ka marrë atë zvarrë përpara.

30-vjeçarja u mjekua fillimisht në spitalin e Gramshit, por më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda.


Shtuar 19.02.2020 16:25