Sulmuesi i Borussia Dortmundit Erling Haaland ha të njëjtat ushqime si Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi 19-vjeçar, i cili ka shënuar 10 gola këtë edicion në Ligën e Kampionëve, është momentalisht në një dietë peshkur për shkak të ndikimit të fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”.
Këtë e ka zbuluar babai i futbollistit Alfie Haaland.
“Erling tash provon të bëjë të njëjtat gjëra sepse Ronaldo është 34-vjeçar dhe ende në nivelin e lartë të lojës, kështu që tregon për vlerat e gjërave të duhura”, ka thënë ai.