Të akuzuar për eliminim në Itali, kush janë vëllezërit Kaçorri që OFL-ja i dërgoi sot kerkesën

Forca e Ligjit dërgoi sot kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, tre personave që janë subjekt i këtij ligji.

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Emri i parë që u bë publik ishte ai i Ervis Martinajt, ndërkohë që dy të tjerët janë Arben dhe Valentino Kaçorri.

Vëllezërit akuzohen për vrasje në Itali, armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh.

Bëhet fjalë për vrasje në 23 shtator të vitit 2004, gjykimi i të cilës zgjati për një kohë të gjatë në Gjykatën italiane. /albeu.com/


Shtuar 19.02.2020 13:08