Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi prej gati 500 kg lëndë narkotike, që dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria.
Sipas mediave fqinje, lënda narkotike është zbuluar në fundin e dyfishtë të një skafi, ndërkohë që në pranga është vënë një shtetas italian.
Kontrolli u bë përgjatë rrugës provinciale që lidh Leçen me Torre Chianca. Një patrullë e policise ka dyshuar për një automjet jashtë rruge që synonte të tërhiqte një varkë gati 6 metra, pa të dhëna identifikimi, me një motor të madh.
Megjithëse varka ishte e destinuar per peshkim, efektivët patën dyshime dhe bënë një kontroll. I ndaluari ka pasur edhe më herët precedentë në fushën e trafikut të drogës.