Përplaset urbani “Tirana e re”, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një prej urbanëve është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.02.2020 07:34