Tuna ka dhënë mesazh sensibilizues për shqiptarët që të rrinë në shtëpi nëpërmjet disa fotove shumë provokuese.
Këngëtarja ka pozuar e veshur si shkencëtare ose infermiere ndërsa në disa prej tyre ekspozon edhe gjoksin.
“Jam kura e vetes sime,”- shkruan Tuna në përshkrimin e fotove.
Dhe më pas bëri apelin: Qëndroni në shtëpi.
Këngëtarja është mes personazheve të shumë që kanë bërë apel për qëndrim në shtëpi ndërsa vendi ndodh në shtetrrethim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Nuk dihet ende sesa do zgjasë kjo situatë ndërsa bëhet apel që qyterarët të qëndrojnë të izoluar për të mos u prekur nga virusi vdekjeprurës.