3 kufoma në shtëpi, dalin fotot e nënës e fëmijëve që u gjetën të vdekur në Bulqizë (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Bulqizë ku në një banesë u gjetën 3 kufoma, anëtarë të një familje.

Report Tv publikon fotot e tre të ndjerëve që u shuan në banesën e tyre në Ostren të Bulqizës.

Fatjoni ishte më i vogli, vetëm 14 vjeç. Një foto që flet mjaft për lidhjen e tyre, është kjo ku nëna, Rajmonda, vajza Rudina dhe djali Fajtoni shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Një gëzim që fatkeqësisht iu ndal krejt papritur, duke gjetur vdekjen një ditë më parë me dyshimin se janë asfikuar nga tymi i përhapur nga soba e ngrohjes me drurë. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2020 17:24