Shkëlqeu në Sanremo, Georgina Rodriguez u vesh nga stilistja shqiptare (FOTO LAJM)

Përveç Alketa Vejsiut, një tjetër personazh që shoqëroi Amadeus në prezantimin e natës së tretë të “Sanremo 2020” ishte dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ajo ka shkëlqyer në skenën e festivalit dhe një nga fustanet e zgjedhur ka qenë i stiluar nga një shqiptare. Georgina ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë nga Lia Stublla, i cili i tregonte format e saj perfekte.

Këtë e ka publikuar vetë stilistja në faqen e saj zyrtare. Kujtojmë se Georgina nuk është e para që zgjedh stilimet e Lias. Veshjet e saj kanë qenë pjesë e tapeteve të kuq në shumë evente prestigjioze.


Shtuar 7.02.2020 11:29