Mbrëmë çoi skenën në këmbë në Sanremo, momenti kur Ronaldo i dhuron lule Georginës (FOTO LAJM)

Në festivalin italian të këngës Sanremo, në mbrëmjen e tretë të tij, prezantuesja e parë e shfaqur krahë Amadeus, ishte Georgina Rodriguez.

Modelja kishte një tifoz special mes publikut, partnerin e saj Cristiano Ronaldo, i cili ishte ulur në radhën e parë.

Mes vështrimeve romantike dhe fjalëve të shkëmbyera, Ronaldo nuk e kurseu vëmendjen ndaj partneres së tij, me të cilën ka një fëmijë.

Por CR7 e rrëmbyen emocionet, ku me një performancë mjaft sensuale, Georgina kërceu një tango.

Në këtë moment gëzimi i tij u pa dukshëm, ndërsa Georgina në përfundim u afrua dhe e puthi.


Shtuar 7.02.2020 07:41