Rrëfehet Georgina: Jam dridhur kur kam parë për herë të parë CR7

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë në lidhje prej tre vitesh e gjysmë.

Ata ishin takuar në një dyqan në Madrid teksa dyshja ka pranuar që ishte dashuri me shikim të parë.

Kur portugezi e bëri hapin e parë drejt Geroginës ajo ishte dridhur.

“Unë po dridhesha para tij dhe pastaj erdhi një shkëndijë. Unë përndryshe jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo ndikoi, edhe më shumë para një personi që më preku thellë me vetëm një shikim”, rrëfen Georgina.

“Mënyra se si Cristano më trajtoi, më deshi dhe u kujdes për mua, ai la në hije çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.


Shtuar 4.02.2020 22:36