Merkato e dështuar e Barcelonës, Bartomeu kritikon Abidal

Barcelona si kurrë më parë ka një numër të limituar lojtarësh, kjo për shkak të dëmtimeve por edhe paaftësisë për të blerë lojtarë gjatë merkatos së dimrit.

Nevoja e kryesore e katalanasve ishtë blerja e një qendërsulmuesi pasi Luis Suarez do të mungojë gjatë, mirëpo edhe pse tentuan disa emra nuk ja dolën të transferonin asnjë.

Pesha e këtij dështimi bie e gjitha mbi Eric Abidal që mund ti kushtojë shtrenjt.

Një dëmtim i Grizmanit apo Mesit e kalon automatikisht në alarm ekipin katalanas, i cili me trajnerin Setien kërkon që të rikthehet të luftojë për Ligën e Kampionëve dhe të marrë sërish kreun e klasifikimit në kampionatin spanjoll.

Bartomeu ka biseduar me tone të ashpra me drejtuesit e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që njëri prej tyre të rrezikojë shkarkimin.


Shtuar 3.02.2020 14:31