Trajneri i Atalantës, Giampiero Gasperini është shpallur trajneri i vitit në itali duke lënë pas Allegrin dhe Mihajlovic.
Gasperini është fituesi i edicionit të 17-të “Panchina d’Oro”.
Suksesi i Atalanta gjatë sezonit të kaluar, kualifikimi në Ligën e Kampionëve, si dhe vazhdimësia këtë edicion kanë bërë që Gasperini të fitojë këtë trofe.