Flet eksperti: A përbëjnë kartëmonedhat rrezik për tu infektuar nga Covid-19

Kina u kërkoi në muajin shkurt bankave të dezinfektonin kartmonedhat dhe t`i mbanin ato për shtatë në vende të thata, si pjesë e politikave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Bankave po kështu iu tha të dezinfektojnë shpesh bankomatet, në mesin e frikës se paratë mund të jenë një mënyrë e përcjelljes së sëmundjes.

Por anëtari i bordit drejtues të Bundesbank, Johannes Beermann thotë se rreziku për ta marrë Covid 19 nga paratë kesh është fare minimal. Sipas Beermann “probabiliteti për t`u sëmurur nga paratë është më i vogël sesa ai i infektimit nga cdo objekt tjetër që përdorim në jetën e përditëshme.

“Banknotat dhe monedhat nuk përbëjnë ndonjë rrezik të vecantë për popullatën”, siguroi ai duke shtuar se eurot janë krijuar në mënyrë të tillë që tek ato, ndotja nga përdorimi I përditshëm të jetë minimale.

Për më tepër, kartëmonedhat prej 5 dhe 10 eurosh, që qarkullojnë më tepër, kanë edhe një shtresë mbrojtëse.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit kalon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq ato të ndotura dhe i zëvendëson me të reja, të porsaprintuara”, shpjegoi Z. Beermann. Edhe virologu René Gottschalk, kreu i zyrës së shëndetit në Frankfurt, nuk mendon se ekziston rreziku I përcjelljes së koronavirusit përmes banknotave, pasi edhe vetë aftësitë e tyre fizike janë të tilla që nuk i kthejnë në burime kalimi të patogjenëve.


Shtuar 20.03.2020 13:52