Po “çmend” botën, Haaland: Nuk jam akoma 100%

Ylli më i ri i Borussia Dortmund po mahnit botën me performancat tij. Deklarata e tij e fundit ka dridhur këndërshtarët.

Që kur u transferua në Bundesliga, në tri ndeshje të luajtura, Haaland ka shënuar shtatë gola për skuadrën e tij.

Të lidhura

None found

Këto statistika të norvegjezit kanë vendosur shumë rekorde në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga, por duket se këto do të jenë vetëm fillimi, duke pasur parasysh deklaratat e lojtarit se ai nuk është akoma në 100% e tij.

“Ishte tejet e vështirë sot (dje), por ishte gjithashtu mirë të luaja nga fillimi. Unë duhet të përmirësohem akoma fizikisht” ka thënë Haaland.

“Akoma nuk jam në 100% tim” ishin fjalët e yllit norvegjez.

Asnjë lojtar në histori të Bundesliga nuk ka shënuar më shumë gola sesa Haalandnë tri ndeshjet e para kampionale.


Shtuar 2.02.2020 17:40