Tirana-Teuta, zbulohet arbitëri i ndeshjes, gjykon dhe Emanuela Rusta (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në orën 17:00 do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Teutës, e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Kjo sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, duke parë pretendimet që kanë.

Mirëpo sektori i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur që takimin t’ia besojë një arbitër të ri, jo në moshë, por mes më të mirëve.

Ndeshja është besuar Kreshnik Bajramajt. Gjyqtari këtë vit ka arbitruar nëntë sfida në Kategorinë Superiore. Tiranën gjyqtari nuk e ka drejtuar asnjëherë, ndërsa Teutën e ka gjykuar në tri sfida.

Bajramaj i Kolegjiumit të Tiranës ka pak dorë të rëndë, sepse nxjerr kartonë pa fund. Te bardheblutë e mbajnë mend si gjyqtarin e ndeshjes Tirana-Flamurtari në Kupë.

Sfida u luajt dy ditë rresht, pasi në ndeshjen e parë u përmbyt “Selman Stërmasi”, pikërisht më 24 janar të 2019-ës.

Ndërkohë do të gjykojë dhe Emanuela Rusta e cila në këtë takim është Arb.Linje 2


Shtuar 2.02.2020 11:32