Aksidenti fatal i Bryant, thyen heshtjen e dashura e parë e legjendës

Vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjece, Gianna bëri që të famshëm nga e gjithë bota të reagojnë duke shprehur dhimbjen e tyre.

Këngëtarja Brandy më në fund ka thyer heshtjen kur u shprehu ngushëllime familjes Bryant.

Brandy ishte në lidhje me legjendën e NBA në vitet e 90’ta, derisa ishte edhe shoqëruesja e 17 vjeçarit Kobe në mbrëmjen e maturës.

41 vjeçari humbi jetën në një aksident me helikopter ku humbën jetën edhe 8 persona të tjerë përfshirë vajzën e tij 13 vjeçe, Gianna.


Shtuar 1.02.2020 21:11