U nisën nga Shqipëria drejt Italisë por iu ça skafi në det, shpëtohen 18 klandestinë

18 klandestinë marokenë dhe kurdë janë shpëtuar nga policia pasi skafi i tyre është çarë në mes të detit.

Ata kanë tentuar që me skaf të largohen drejt Italisë por gjatë rrugës i është çarë skafi dhe ndaj kanë kërkuar ndihmë.

Skafisti, një banor i Vlorës është arrestuar.

Nga hetimet e para mesohet se destinacioni i skafit ishte bregdeti italian. Por 18 milje ne det te hapur nga kepi i Selites skafi dha sinjalin SOS, pasi ishte care dhe njerezit brenda rrezikonin seriosht jeten.

Me të marrë thirrjen për ndihmë, drejt pikës ku ndodhej skafi me 18 klandestinë kurd, u nisën skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare.


Shtuar 1.02.2020 07:31