Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka zbuluar në finalen e spektaklit “Top Talent” në ekranin e “Top Channel” gjininë e fëmijës së saj.
Duke çarë tollumbacen ngjyrë rozë, Jonida ka treguar se ajo dhe partneri i sai, Besnik Krapi, janë në pritje të një vajze.
Të lidhura
None found
Ky moment është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në skenë. Me siguri Vokshi duhet të ketë nisur përgatitjet e para për të voglën e saj duke filluar nga veshjet apo dhomën e gjumit.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe moderatorja ka ndarë momente të ndryshme me bashkëshortin e saj duke shijuar kohën e lirë së bashku, teksa barku rritet dita ditës.
