662 njerëz kanë humbur jetën ditën e sotme në Itali, dukë shënuar shifra rekord nga COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftuan në se në 24 orë janë identifikuar edhe 4492 persona të prekur nga ky virus.
Vetëm në Lombardi sot u konfirmuan 2.543 të infektuar nga 1643 të prekur një ditë më parë. Të vdekur në Lombardi ishin 387 vetëm në 24 orët e fundit.
Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 999 të prekur nga koronavirusi.