Koronavirusi ka vrarë deri tani 37 mjekë, ndërkohë janë infektuar 6000 persona nga stafi mjekësor.
Ditën e djeshme vdiqën 3 mjekë në Bergama duke e çuar totalin në 37.
Një ndër arsyet pse ka kaq shumë mjekë të vdekur është se mjekët të cilët janë pranë pacientëve të prekur marrin doza të mëdha të COVID-19 dhe imuniteti i tyre ështe shumë i dobët për shkak të orëve të zgjatura të punës dhe stresit të madh që kanë çdo ditë.
Rikujtojmë se vetëm dy ditë më parë, një infermiere i dha fund jetës, pasi u infektua me koronavirus, pas ankthit se ajo mund të kishte infektuar të tjerët. /albeu.com/