Italia është kthyer në shtetin më të prekur nga koronavirusi, me një numër më të madh viktimash, madje edhe më shumë se në Kinë, aty ku dyshohet se lindi ky virus.
Por mediat kineze ditën e sotme po shkruajnë ndryshe. Sipas tyre, duke iu referuar një profesori në Milano, koronavirusi, COVID-19 e ka origjinën në Itali dhe jo në Kinë.
Kjo pasi, sipas profesorit në fjalë, në Itali mjekët kanë hasur raste pneumonie të çuditshme qysh në nëntor të 2019.
Mediat vendase në Pekin po mundohen të hedhin poshtë opinionin se koronavirusi, i ri COVID-19 e ka origjinën në Wuhan, duke deklaruar se Italia ka një përhapje më të madhe edhe në viktima, ndaj origjina duhet të jetë në Europë dhe jo në Kinë.
Eksperti i lindur në Bérgamo pretendoi se sëmundja mund të kishte qarkulluar në Itali për muaj të tërë para se njerëzit të ndërgjegjësoheshin për shpërthimin në Kinë.
Daily Mail| Përktheu: Albeu.com