Një mjek shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka rezultuar pozitiv në testet në testin e COVID-19.
Arben Agolli, nëpërmjet një videoje të dërguar në agjencinë e lajmeve, INA, tregon se ndihet mirë me shëndet.
Agolli madje thotë se është në kontakt edhe me tre infermieret e infektuara të cilat gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjeku shqiptar, gjithashtu jep disa këshilla ku thotë qw nuk duhet pasur frikw por duhet kujdes./INA