Koronavirusi ka shkaktuar problematika në të gjitha bizneset të cilat kanë mbyllur qepenin, por problematika më të mëdha kanë hasur kompanitë e fluturimit.
Shumë fluturime janë anuluar duke lënë udhëtarët izoluar nëpër aeroporte, pa një zgjidhje.
Nisur nga situata e krijuar, kompania WizzAir që bën linjën Memingen Gjermani-Tiranë nuk kreu sipas parashikimeve fluturimin e radhës ditën e sotme duke lënë në aeroport qindra shqiptarë.
Mes atyre që pritën disa orë në aeroportin e Memingenit është edhe kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
“Kam katër ditë në Gjermani. U paraqita sot në mëngjes në aeroport dhe avioni nuk u nis. Kjo, jo për shkak të koronavirusit, por sepse punonjësit nuk u paraqiten në punë. Kishte një neglizhencë të madhe nga kompania. Ndërhynë ministria e Jashtme dhe Konsullata në Mynih deri sa zgjidhën çështjen. Tani kemi bërë check in dhe do të nisemi”, u shpreh ai në një intervistë telefonike në Abc News. /albeu.com/