Kush janë 123 “heronjtë” në këto kohë të vështira? Rama: Nuk kanë ikur në shtëpitë e tyre!

Shqipëria po kalon ditë të vështira nga koronavirusi i cili tashmë ka prekur dhe vendin tonë, duke e kthyer atë në një shtetrrethim dhe njerëzit duke u izoluar në banesa.

Kryeministri Edi Rama thote se punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.

POSTIMI I PLOTE:

RRJETI I SHËRBIMIT SOCIAL PËR ATA QË JANË MË NË NEVOJË DHE PËR TË NDIHMUAR ME KRYERJEN E SHËRBIMEVE JASHTË SHTËPIE PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË, TË CILËT S’I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, PO HYN NË FUNKSION PJESË-PJESË

🔴 NDËRKOHË:

Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.

Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.

🔴 KJO ËSHTË SHQIPËRIA E NJERËZVE QË PUNOJNË PËR NJERËZIT DHE QË NDRYSHE NGA MUA, NUK I SHIHNI NË TELEVIZOR A NË MEDIAT SOCIALE.

Rama flet për 123 personat që janë vetëizoluar duke bërë këtë gjest prekës


Shtuar 17.03.2020 15:14