Policia e Shtetit ka proceduar 4 persona pasi kanë abuzuar me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.
Procedohen në Tiranë, 4 administratorë subjektesh falë denoncimeve të shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital.
Janë proceduar penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.