Vendi ynë fqinj, Italia duket se është gjunjëzuar përballë koronavirusit.
Mbi 2000 viktima, italianët kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ndërsa të infektuarit tashmë shumëfishi i kësaj shifre përafërsisht në rreth 20 mijë.
Një punonjëse e Kryqit të Kuq ka publikuar një video e cila tregon tregon situatën alarmante në vendin fqinj.
Regjistrimi është bërë në një kishë në Bergamo, ku numri i arkivolëve është tepër i madh. Ata janë të rreshtuar në koridorin e kishës dhe duket se këto pamje janë kthyer në normale që prej kohës kur virusi është përhapur masivisht.
“Në një kishë në Bergamo! Pra, ndoshta dikush më në fund e kupton se kjo nuk është lojë!!!! Mos dilni nga shtëpia”, shkruan punonjësja përkrah videos. /albeu.com/