Shkon në 4 numri i të infektuar me koronavirus te skuadra e Fiorentinës

Ditën e djeshme ishte 20-vjeçari Vlahovic i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa sot janë zbuluar edhe 3 raste të tjera.

Kështu ka shkuar në 4 numri i të infektuar me koronavirus te skuadra e Fiorentinës.

Të lidhura

None found

Njëri është fizioterapisti, Stefano Dainelli, ndërkohë që dy të tjetër janë futbollistët Patricks Cutrone dhe German Pazella.

Fiorentina bën me dije se të gjithë këta ndodhen në shtëpitë e tyre të izoluar dhe janë në gjendje të mirë.

Kështu rritet numri i lojtarëve të Serie A që kanë dalë pozitivë në Serie A.

I pari ishte Daniele Rugani i Juventusit, për t’u pasuar nga Manolo Gabiani i Sampdorias, ndërsa tani sa vjen dhe po shtohen personat e prekur.


Shtuar 14.03.2020 10:00