Më në fund Kina po arrin të “izolojë” përhapjen e koronavirusit. Nga spitali i epiqendrës së tij, Whanit ka dalë sot pacienti i fundit i prekur nga virusi.
Në një video të bërë publike në rrjet shihet se si mjekët dhe infermierët këndojnë dhe festojnë pas suksesit të arritur. Ata nxjerrin nga spitali pacientin e fundit të shëruar nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve numri i personave të prekur nga Covid-19 ka rënë në më pak se 20 persona në ditë.