Koronavirusi, Partia Socialiste pezullon të gjitha takimet partiake

Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Vetë Rama ditën e djeshme bëri thirrje që njerëzit të izolohen nëpër shtëpi dhe të mos dalin pasi rrezikojnë të infektohen.

Urdhri vlen deri më 3 prill.

Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.

“Kolege, ne kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.


Shtuar 11.03.2020 08:58