Ka shkuar në 6 numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Shqipëri.
Pas rastit të babë e bir nga Puka, i cili është cilësuar edhe si pacienti zero, në Shqipëri janë identifikuar edhe katër të tjerë të prekur nga koronavirusi.
Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.
Të infektuarit:
Burimet bëjnë me dije se nga 4 rastet sotme me koronavirus COVID-19, 3 prej tyre janë në familjen e dy rasteve të djeshme, pra familjes nga Puka.
Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj.
Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. /albeu.com/
