Kylie Jenner njihet gjerësisht si e reja më e pasur në botë dhe një ndër influenceset më të mëdha në rrjet.
Instagrami i 22 vjeçares numëron 165 milion ndjekës të cilët frymëzohen çdo ditë nga Kylie, shkruan Albeu.com.
Por as vajzat shqipatre nuk mbeten pas përsa i përket stilit të veshjes, e madje Era Istrefi ja ka kaluar Kyliet në këtë aspekt.
Kylie ka publikuar vetëm dy ditë më parë foto ku mbante veshur një kostum ngjyrë bezhë të cilin e kishte “matchy” me vajzën e saj.
Por ky kostum nuk është i pa njohur pasi kohë më parë ja kemi parë Era Istrefit të njëjtat streçe të “Marine Serre” të cilat kushtojnë 370 euro.
Dhe nuk mund të zgjedhim se kujt i rri më bukur./albeu.com/