Përkundër kërkesës së avokatit, gjykata vendos që Ronaldinho të qëndrojë në burgun e Paraguait

Braziliani, Ronaldinho Gaucho është urdhëruar nga gjykata të qëndrojë në burgun e Paraguait.

Ish sulmuesi i Barcelonës u arrestua gjatë ditës së djeshme për shkak të përpjekjeve të tij për të hyrë në Paraguai me një pasaportë të falsifikuar, së bashku me vëllaun e tij.

Avoktatët e tij kishin bërë kërkesa për lirim të futbollistit mirëpo sipas gjykatës vepra e tij cilësohet “serioze kundër interesave të shtetit të Paraguait”.

Pas këtij vendimi avokati i tij tregoi që do të apelojnë për këtë vendim.


Shtuar 7.03.2020 22:12