A ka tentativa për dialog nga mazhoranca? Meta flet nga Shkodra

Pas publikimit tw raportit tw Venecias, Meta ka komentuar nga Shkodra.

Meta tha se Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk do ta komentonte raportin e saj për aq kohë sa është koefidencial, ndërsa për tentativat e mazhorancës për dialog, ai zgjodhi ti komentonte duke thënë konsideratat e tij për ekipine Vlaznisë.

Raporti paraprak në lidhje me përplasjen me mazhorancën, ju jep në njëfarë mënyrë të drejtë ju, si e komentoni?

Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias, sepse Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo ka qenë edhe mbetet që prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë të bëjë hetimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Venecia vendosi në favorin tuaj, është ky një sinjal pozitiv në kauzën tuaj?

Meta: Nuk e komentoj sepse mbi dokument ka pasur një koefidencialitet, por unë po ju them se Kushtetutën tonë e ka shkruajtur vetë Venecia.

Ka pasur zëra se mazhoranca ka dërguar njerëz për të negociuar me ju, keni ndonjë koment?

Meta: Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm pasi Vllaznia shkëlqen në lojërat me dorë. Faleminderit.


Shtuar 7.03.2020 18:37