Kryesuesit e Serie A nuk heqin dorë nga Vedat Muriqi

Lazio e cila momentalisht mban kreun e Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi, por “zonja e vjetë” ka një ndeshje më pak, vazhdon të insistojhë për “luanin”e Kosovës, Vedat Muriqin.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, sulmuesi i Fenerbahcë po kërkohet nga Lazio, si opsion nësë ata nuk do të arrijnë të nënshkruajnë më sulmuesin francez të Chelsea, Oliver Giround.

Muriqi është në një formë mjaft të mirë, ku pas disa ndeshjeve ku nuk arriti të gjente rrjetën është rikthyer sërish të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Performancat e mira kanë tërhequr interesimin e shumë skuadreve ku mund të përmendin, Tottenhamin apo Manchester United.

Nesë Lazio do të transferonte Vedatin, nga arkat e klubit do të zbrazeshin plot 20 milion euro.

Muriqi në 26 ndeshje ka shënuar 15 gola duke e bërë atë pretendent për ta dolë golashënues në Superligën turke. /albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 15:37